Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Jablanoviq: Sulmet ndaj gazetarëve, vepër vandalësh dhe individësh të tërbuar

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, ka reaguar pas sulmeve fizike ndaj gazetarëve sot në Leposaviq.

Jablanoviq, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë vepër vandalësh dhe individësh të tërbuar.

“Sulmet ndaj gazetarëve që e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale janë vepër vandalësh dhe individësh të tërbuar, si të tilla meritojnë dënim të plotë. Këto sulme nuk janë pasqyrë e disponimit të serbëve ndaj gazetarëve dhe nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të serbëve”, ka shkruar Jablanoviqi.

Policia ka konfirmuar të premten se nëntë gazetarë të mediave të Kosovës janë sulmuar nga grupe kriminale gjatë ditës në Leposaviq, të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke raportuar për zhvillimet në këtë pjesë të vendit.