Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jemi të gjithë gati”! Netanyahu përgatit ushtarët e tij dhe jep porositë e fundit: Faza tjetër po vjen, jemi në vijën e fronit (Video)

Teksa konflikti në Rripin e Gazës po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për fazën e ardhshme.

Kreu i izraelitëve ka publikuar një video në rrjetin sociali X, gjatë një takimi me forcat ushtarake izraelite, ku shfaqet edhe vetë i veshur ushtarak, ndërsa thekson se janë gati për përballje.

“Me ushtarët në vijën e frontit me Gazën. Jemi të gjithë gati”, ka shkruar Netanjahu.

Në një deklaratë të veçantë nga zyra e tij, thuhej se Netanyahu kishte pyetur ushtarët izraelitë nëse ishin gati për fazën tjetër.

“A jeni gati për fazën tjetër? Faza tjetër po vjen”, citohet të ketë ai.

Kjo vjen, ndërsa ushtria izraelite po bëhet gati të nisë ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, pasi u dha afat palestinezëve 24 orë të zhvendosen nga pjesa e veriut në jug të rajonit.

Izraeli e ka bombarduar Gazën për tetë ditë në shenjë hakmarrjeje të sulmit që nisi grupi Hamas më 7 tetor në Tel Aviv. Deri më tani mijëra njerëz kanë vdekur nga të dyja anët.