Lajme

“Ju gënjeu e u tall me ju”/ Dosti ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Nuk ka njeri më të keq…

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas kthimit të tij nga Nju Jorku.

Reagimi i Dostit vjen pas konferencës së Ramës në Rinas, ku kryeministri foli për çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, e cilësoi masën ndaj saj si “ekstreme” dhe kritikoi mënyrën se si u bënë publike të dhënat e hetimit nga SPAK dhe GJKKO.

Dosti e ka akuzuar Ramën për shmangie të përgjegjësisë dhe për përdorim të toneve që, sipas tij, synojnë të zhvendosin vëmendjen nga zhvillimet e fundit, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë në Facebook:

A e dëgjuat?

Edhe këtë herë, si përherë… ju gënjeu e u tall me ju, o shqiptarë.

E pra, edhe me krye-komunisti e me krye-krimineli i atij vendi tashmë duhet të bindet përfundimisht se nuk ka njeri më të keq në planetin Tokë që fatkeqësisht flet shqip sesa… Edvin Rama.

Përpos konferencës së bujshme të paralajmëruar për në Rinas, ai u zhvendos në strofkullën e tij të krimit e që prej aty i talli, i gënjeu e i mashtroi, por edhe i kërcënoi edhe njëherë tjetër shqiptarët.

Madje, sipas meje, këtë radhë, ku u mbars Mali e polli Mi… edhe i fyeu rëndë e i poshtëroi me gjithë ç’ka nxori nga goja e tij të ndyrë.

Fajësoi për gjithçka shqiptarët, madje edhe SPAK e GJKKO, mori në mbrojtje Vlorën e Gys(in), Noc Rrok i etiketoi Amerikën e BE-në, tha e ç’nuk tha, kur të gjithë pothuajse ishin përgatitur që kësaj radhe të dëgjonin prej gojës së tij vërtet diçka ndryshe, aq më tepër që kopili i kish ngelur në derë bujshëm pikërisht atij…

Po sa drejtohet druri i shtrembër e gunga e gungacit, po aq edhe besohet “tek i drejti” Rama.

Huqi del me shpirtin, thonë saktësisht tironcit, o popull.

Ndaj dhe asnjë lloj iluzioni për Ramën e dorëheqjen e tij apo qoftë edhe marrjen përsipër të fajeve, përgjegjësive, hajnisë e krimeve të tij.

Jua kam thënë publikisht 1000 herë… Rama e banda e tij kriminale, e keqja më e madhe në historinë kombëtare të Shqipërisë, largohen nga aty ku janë vetëm ashtu siç erdhën… me dhunë!

Të Ngjashme