E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ish-banorja e formatit televiziv BBVA, Juela Nikolli, ka komentuar rrugëtimin e Selinit në lojë, duke ndarë hapur mendimin e saj për performancën dhe arritjen deri në finale.
Teksa u pyet nga moderatori Ronaldo nëse Selin e kishte merituar fitoren, Juela u shpreh se, sipas saj, loja e saj është ndikuar shumë nga mbështetja familjare jashtë shtëpisë dhe jo vetëm nga dinamika e krijuar brenda formatit.
“ Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur, mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt. Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente, ia kam thënë se e shoh si një moderatore e zonja”, u shpreh Juela fillimisht për Selin.
Më tej, ajo dha edhe mendimin e saj për finalistët që sipas saj e kanë merituar më shumë këtë fazë të lojës.
“ Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë, për mua nuk e ka merituar. Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë”, deklaroi Juela.
Deklarata e saj ka sjellë reagime të shumta në rrjet, me ndjekësit që janë ndarë në mendime lidhur me finalistët dhe mënyrën se si publiku ka votuar gjatë gjithë spektaklit.
