Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës sot kanë shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë. Atyre iu bashkuan edhe dy deputetë të Aleancës.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, tha se situate me Kuvend të pa konstituar duhet të na alarmojë të gjithëve.
Kabashi-Rama: Kjo situatë duhet të na alarmojë të gjithëve
“Edhe sot nuk është thirrur seanca për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Koosvës, edhe sot Kosova vazhdon pa institucione të konstituara dhe kjo duhet të na alarmojë të gjithëve. Ne jemi zgjedhur për të punuar, por si deputetë në vend që të jemi në seancë duke u marrë me problemet e juaja qytetarë, jemi duke kërkuar që shteti të funksionojë së pari”, tha ajo.
Ajo tha se asnjë lider nuk është mbi shtetin dhe mbi Kosovën e Kushtetutën, duke e cilësuar këtë situatë si krizë shtetërore.
Kabashi-Rama: Kjo është krizë shtetërore, asnjë lider nuk është mbi Kosovën
“Asnjë fitore zgjedhore nuk i jep askujt të drejtën të vendos vetën mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Asnjë lider nuk është mbi shtetin, asnjë parti nuk është mbi Kosovë. Ajo që po ndodh këtu është një krizë shtetërore e shkaktuar nga partia të cilës qytetarët ia kanë dhënë përgjegjësinë për t’i konstituar institucionet. Por që në realitet ka vendosur ta mbaj shtetin tonë peng”, tha ajo.
Edhe sot Partia Demokratike e Kosovës ishte para Qeverisë së Kosovës ku kërkoi që të thirret seanca konstituive e Kuvendit.
