Aktuale

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri (Video)

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar liderëve pjesëmarrës në Samitin e NATO-s në Ankara nga një pistoletë të personalizuar me emrin e secilit, e shoqëruar edhe me municion.

Sipas Karamuços, një dhuratë e tillë i është bërë edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë se si do të procedohet me transportimin e saj drejt Shqipërisë, për shkak të rregullave që lidhen me armët e zjarrit dhe municionin.

See also  Ngjarja e rëndë në Ksamil, mjeti lundrues përplaset me Policinë Kufitare, një viktimë dhe disa të plagosur (EMRI)“Sot një nga gjërat që promovoi Ankaraja janë dhuratat që iu dhanë liderëve kur u larguan, janë pistoletat. Presidenti Erdogan u shpërndau liderëve botërorë nga një pistoletë të personalizuar me emrat e tyre dhe me plumba të vërtetë. Mesazhin nuk e di, se nuk jam i fushës, mesazhin politik s’e jap dot. Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, Çanik, me plumba të vërtetë, e futur në një valixhe të vogël të personalizuar me emrin e çdo lideri. Ka marrë edhe kryeministri ynë. Nuk e di a do ta sjellë apo jo në Shqipër, se ka disa ligje se si funksionon kjo edhe në legjislacionin ndërkombëtar. Plumbat janë pjesë e setit. Për shembull, kryeministri britanik nuk ka pranuar ta marrë me vete, e ka lënë në ambasadë për të respektuar ligjet për armët e zjarrit, por do ta marrë në një rrugë tjetër”, tha Karamuço.

See also  Detaje të reja nga tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e familjes shqiptare ishin ulur të hanin darkën, ja çfarë e shkaktoi rrjedhjen e gazit

Të Ngjashme