Lajme

KEK: Njësia A3 rikthehet në operim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 ka përfunduar me sukses procesin e startimit pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të remontit vjetor.

Sipas KEK-ut, njësia A3 tashmë është sinkronizuar me rrjetin dhe është në operim të rregullt.

Gjendja e saj operative është stabile, ndërsa parametrat teknikë janë brenda vlerave të planifikuara.

“Me këtë rast, KEK shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për të gjithë punonjësit, ekipet profesionale dhe teknike të angazhuara në realizimin e remontit, për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, të cilët mundësuan përfundimin me sukses të aktiviteteve të planifikuara dhe rikthimin e njësisë A3 në operim”, thotë KEK.

Të Ngjashme