Aktuale

Këmbimi valutor, Euro në “tatëpjetë”, i afrohet kufirit të …

Euro po vazhdon të humbasë terren në kursin e këmbimit me Lekun, duke shënuar minimume të reja historike. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 93.13 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.15 pikë krahasuar me të martën.

Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.8%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i Euros ka arritur në 4.3%.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, tregu ndodhet nën efektin e prurjeve të sezonit turistik, që në këtë periudhë të vitit arrin pikun e tij.

Por, rënia sezonale e kursit të Euros është në vijim të një tendence të qartë rënëse që kishte nisur qysh në muajt e parë të vitit, si rrallëherë më parë. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente ra në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

NEWS  Identifikohen 4 anëtarët e familjes shqiptare në Itali, humbën jetën në banesën e tyre nga rrjedhja e gazit(Emrat)Përtej informacionit që japin statistikat zyrtare, në publik ngelet i fortë perceptimi se kursi ndikohet ndjeshëm edhe nga prurjet valutore që burojnë prej aktiviteteve informale ose kriminale. Disa raste të publikuara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë perceptimin e investimit të sasive të mëdha të parave të pista në zhvillimin dhe blerjen e pasurive të paluajtshme.

NEWS  Grushte “sade” si në boks, del VIDEO kur dy kirurgët përleshen me njëri-tjetrin në Qendrën SpitaloreNga ana tjetër, forcimi i Lekut pjesërisht besohet se po mbështetet edhe nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria shqiptare, me suficite të mëdha fiskale në pjesën më të madhe të vitit, praktikë që e ul ofertën e monedhës vendase në treg. Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë po ndërhyn vazhdimisht në tregun valutor për të blerë valutë, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë vetëm sa po e kontrollojnë pjesërisht rënien e Euros, pa mundur ta frenojnë plotësisht atë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka Qendrore ka ndërhyrë dy herë për të blerë Euro këtë javë.

NEWS  Zbulohet data e shumëpritur/ Ja kur do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5”Që prej vitit 2024, Banka e Shqipërisë po përpiqet nga zbusë ritmin e forcimit të lekut, nëpërmjet blerjeve të mëdha të valutës në tregun e brendshëm. Që prej fillimit të vitit 2024 deri në fund të 3-mujorit 2026, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu gati 2.2 miliardë euro. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, blerjen kishin vlerën e 140 milionë eurove, një rekord për këtë periudhë të vitit./Monitor

Të Ngjashme