Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kemi ardhur për pushime”, çifti shqiptar kapet me 340 mijë euro të padeklaruara në Spanjë

Doganierët e Dax në Francë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh të cilëve u është gjetur një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.

Doganierët kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën “A63”, ku ata janë shprehur se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës.

Për shkak të dyshimeve, mjeti i tyre është kontrolluar me qen nuhatës dhe pikërisht me ndihmën e tij, në bagazhin e makinës është gjetur një pjesë metalike e cila ishte prerë.

Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro “cash”, të prerjeve 20 dhe 50. Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne.