Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kërcënohet nënkryetarja e Leposaviqit, ndalohet një person

Një person me inicialet B.D., është ndaluar të martën e gjashtë qershorit pasi i njëjti dyshohet se e ka kanosur nënkryetaren e Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Miletiq, kishte raportuar në Polici se është kërcënuar.

Ajo kishte kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës ndërsa ende nuk është hapur rast pasi që Miletiq rastin sapo e ka raportuar.

Dragana Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Komunale në Leposaviq.

Kryetari i ri i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi të enjten e 25 majit ka bërë betimin në fshatin Bistricë, në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.

Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.

Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

Vetë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka dënuar rëndë dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

Në mesin e kërkesave janë tërheqja e kryetarëve nga ndërtesat komunale dhe pezullimi i operacioneve policore në ato ndërtesa në veri.

Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Related posts
Lajme

Ferdinant Dimo merr zyrtarisht komandimin e Forcës Ajrore

Lajme

Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

Lajme

Kuvendi mban tri seanca plenare, njëra për rezervat shtetërore

Lajme

Gazetari zbardh detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet se autori iku me makinë