Aktuale

Kërkohet nga SPAK për 7 vepra penale, Shqipëria i kërkon zyrtarisht Francës ekstradimin e Ermal Beqirit, ja pasuritë

Kërkohet nga SPAK për 7 vepra penale, Shqipëria i kërkon zyrtarisht Francës ekstradimin e Ermal Beqirit, ja pasuritë e njeriut që kontrollonte gjithë tenderat e AKSHI-t
Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri autoriteteve franceze. Burime për mediat pranë Prokurorisë së Posaçme kanë bërë me dije se SPAK i ka kërkuar ministrisë të dërgojë kërkesën e ekstradimit te autoritetet ligjzbatuese franceze. Po ashtu bashkë me kërkesën për ekstradim është vendosur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila kujtojmë se ka caktuar ndaj Beqirit masën e sigurisë “arrest në burg”, si një person i dyshuar për kryerjen e 7 veprave penale. Konkretisht Ermal Beqiraj kërkohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHI-t. Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NEWS  E shanë në rrjetet sociale/ Ish-ministri revoltohet me protestuesit: R*bt ku t’i keni, deri në brezin e tretëPrapaskenat

Ndërkohë kujtojmë se Ermal Beqiri është arrestuar rreth një javë më parë në Francë teksa u kap duke fluturuar me avion privat mbi një central bërthamor në Normandi në një lartësi nën pragun e lejuar. Ndërsa SPAK doli me një njoftim zyrtar disa ditë më parë përmes së cilit zbardhi detaje mbi operacionin ndërkombëtar që çoi në kapjen e tij. Sipas SPAK, në 19 qershor 2026 u kërkua mbështetja e autoriteteve franceze, pasi dyshohej se Beqiri ndodhej në territorin francez. Hetimet zbuluan llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj. Për këto, SPAK ka kërkuar sekuestrimin nga autoritetet franceze. Po ashtu, kujtojmë se Banka e Shqipërisë jo më larg se prilli i këtij viti vendosi të shfuqizojë licencën Institucionit financiar të parasë elektronike, Soft & Solution, vendim ky i cili erdhi pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi një urdhër arresti ndaj aksionarit të shoqërisë në fjalë, Ermal Beqirit, në dhjetor të vitit të kaluar, me akuzën për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

NEWS  Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, TRONDIT autori: Më parkoi makinën para shtëpisëAkuzat nuk lidheshin direkt me aktivitetin si institucion financiar, por megjithatë Banka e Shqipërisë ka gjykuar se ky institucion nuk plotësonte më kriterin e reputacionit të përshtatshëm të aksionarit për të kryer veprimtari financiare. Beqiri akuzohet se ai përfitoi tender mbi 1.1 milionë euro pas kërcënimeve që krahu i tij i djathtë Ergys Agasi, i bëri bëri një shoqërie të përfshirë në një prej garave. Po ashtu hetimet e SPAK të nisura për AKSHI-n zbuluan edhe një jaht lukzoz në pronësi të biznesmenit, bëhet fjalë për një jaht të markës predator 50 Skyfall, vlera e të cilit në treg shkon gati 1 milionë euro. Beqiri e kishte vendosur këtë jaht në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokurorët e posaçëm dyshojnë se jahti është blerë nga biznesmeni.

NEWS  Ja në cilin vit u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri, rasti u publikua në revistën prestigjioze mjekësore

Të Ngjashme