Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Kërkoi të përballen në BBV3, Iliri shfaqet krah Luizit e Donaldit dhe bën deklaratën e fortë

I ftuar së fundmi në “Wake up, Iliri bëri një kërkesë të papritur lidhur me sezonin e tretë të “Big Brother Vip Albania”.

I pyetur se kë do të rikthente përsëri në shtëpi, ai u shpreh se do të donte përballje me dy personazhet më të fortë: Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.

Mirëpo tani ai ka habitur fansat me një foto të postuar në rrjetet e tij sociale.

Në foton në fjalë Iliri shihet në krah të ish-rivalit të tij, Donald Veshaj dhe Luizit, duke i bashkangjitur shkrimin: “Tu prit kuçedrat”.