Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këta janë tre qytetarët e Kosovës që vdiqën në Lepenc

 
   

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në lumin Lepenc në Maqedoninë e Veriut. Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi vetura me targa të Kosovës është përmbysur në lum.

Një 20 vjeçar arriti të shpëtojë i gjallë duke u hedhur nga automjeti, ndërsa kërkimet për tre të tjerë vazhdojnë ende.

Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, njësitet e kërkimit nuk kane gjetur akoma trupat e tyre.

 Image Treqytetarët që vdiqën në Lepenc 
 

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli njoftoi se në këtë tragjedi kanë vdekur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.