Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kishte qindra klientë brenda, fundoset lokali i ndërtuar mbi lumë në Beograd

Një lokal i ndërtuar mbi ujë në Beograd është fundosur. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet se lokali i quajtur “Kartel” është fundosur në lumin Sava.

Në momentin kur ndodhur ngjarja, kafeneja ishte e mbushur me qindra persona

Sipas informacioneve të dhëna nga kreu i Departamentit për Gjendje të jashtëzakonshme në Serbi, fatmirësisht nga ky incident nuk ka viktima.

https://www.instagram.com/192_rs/?utm_source=ig_embed&ig_rid=aa8e3030-6581-40e9-a520-6aacc54f63d2

Raportohet se 114 persona janë evakuuar, ndërsa u angazhuan 30 zjarrfikës dhe pesë ekipe të specializuara të shpëtimit.