Lajme

Kjo është 30-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një grua e re është gjetur pa shenja jete, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Saranda Azemi, 30 vjeçare.

Burimet bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.

Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për konfirmim zyrtar dhe është në pritje të përgjigjes.

Të Ngjashme