Aktuale

Klodiana Lala: SPAK po heton prej 1 viti e gjysëm çështjen e Zvërnecit, dosja mund të prekë emra të rëndësishëm

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se hetimet e SPAK për çështjen e Zvërnecit nuk janë të reja, por kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë dhe po vijojnë me intensitet.

E ftuar në Studio24, Lala tha se Prokuroria e Posaçme ka grumbulluar materiale hetimore që, sipas saj, mund të çojnë në zhvillime të rëndësishme dhe të prekin figura të nivelit të lartë.

“Jemi ende herët të dimë ç’po ndodh me Zvërnecin, por SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë në nivele të larta
Hetimi nga SPAK nuk ka nisur sot, vijon prej 1 viti e gjysmë. Sot janë ushtruar kontrolle nga persona të lidhur me Artur Shehun, një person kontrovers i botës së krimit. Janë sekuestruar celularë, ka përgjime edhe të prokurorive të huaja“, tha ajo.

Sipas Lalës, gjatë operacioneve të fundit janë kryer kontrolle ndaj personave që dyshohet se kanë lidhje me Artur Shehun, një emër i njohur për drejtësinë. Gjithashtu janë sekuestruar telefona celularë dhe në dosje, sipas saj, përfshihen edhe materiale përgjimi të siguruara nga autoritete të huaja.

Të Ngjashme