“Koalicioni Shqiptar” ka fituar dy mandate në Kuvendin e Serbisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën sot.
Këtë e ka bërë të ditur bartësi i listës së këtij koalicioni, Shaip Kamberi.
Ai ka thënë se ky është një rezultat historik
“Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin!Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash. Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz. Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij”, ka shkruar ai.
