Lajme

Vrasje e rëndë në Vitomiricë të Pejës, dyshohet se gruaja u vra me sëpatë nga kunati

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Vitomiricë të Pejës, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas dyshimeve fillestare, viktima është privuar nga jeta me sëpatë nga kunati i saj.

Lidhur me rastin, për median ka folur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda.

“Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, ka deklaruar Nikçi.

Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga organet kompetente.

Të Ngjashme