Lajme

Kurti reagon pas zgjedhjeve në Serbi, uron shqiptarët për arritje e jashtëzakonshme – komenton edhe humbjen e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje të jashtëzakonshme bashkimin politik të shqiptarëve dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Serbisë.

Kurti ka bërë të ditur se “Koalicioni Shqiptar” ka siguruar mbi 27 mijë vota, me dy mandate të projektuara dhe garën ende të hapur për një mandat të tretë, ndërsa ka komentuar edhe humbjet e partive të Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, përcjell “Bota sot”.

Reagim i plotë

Arritje e jashtëzakonshme!

Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve.

Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur!

Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar.

Ndërkohë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Daçiq po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%.

Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!

Të Ngjashme