Deputetja e çarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku duke folur për glorifikimin e figurës së Ratko Malladiqit që po i bëhet në Serbi i dënuar për krime lufte nga Haga, e që vdiq ditë më parë, ka thënë se krimi në Ballkan nuk mund të relativizohet, as në emër të diplomacisë dhe as politikës.
Në këtë kontekst ajo ka përmendur edhe çështjen e hapjes së konsullatës serbe në Shkodër.
Koçeka ka thënë se nuk mund të ndërtohen realitete të reja pa reflektim për të kaluarën.
“Përpjekja e vazhdueshme e propagandës serbe për me e ripohu të kaluemen e vet gjenocidale nëpërmjet kamuflimit dhe ruajtjes së asaj ideologjie keqndjellëse, nuk asht vetëm fyemje ndaj viktimave të luftës në Srebrenicë e në tanë Ballkanin, por një rrezik i ri që paraqitet në të ardhmen dhe që shfaq synimet hegjemone të nji shteti që nuk i dënon krimet dhe kriminelët e vet, por vazhdon me i mbrojtë ato. Nuk mund të relativizohet krimi në Ballkan, as në emër të diplomacisë e as të politikës, dhe nuk mund të ndërtohen realitete të reja, të mira e pozitive, pa reflektua mbi të shkuemen. Kështu edhe përpjekja për me ndërtua një konsullatë serbe në Shkodër, “në emër të fqinjësisë së mirë”, asht ma së paku një mbështetje politike ndaj këtyre rimohuesve të paqes e këtyre shkaktarëve të pafre të së keqes dhe vuajtjes në gadishullin tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur për të dielën në Shkodër, kundër konsullatës serbe në Shkodër.
Nesër asht thirr një tjetër protestë në Shkodër kundër konsullatës serbe. Kjo asht ma e pakta që mundet me ba një shoqni që ka respekt për veten dhe që nuk e harron agresorin e familjes së vet.
