Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka nderuar kujtimin e Mujë Krasniqit – Komandant Kapuçit, duke takuar babin e tij dhe duke kujtuar figurën e tij si simbol të qëndresës dhe lirisë.
Në këtë rast, ai ka dhuruar edhe një filigran në formë çiftelie, në prag të Festivalit “I këndojmë lirisë”.
Postimi i Kurtit:
Për ditëlindjen e Mujë Krasniqit – Komandant Kapuçit, mëngjesin e sotëm takova bacën Lilë. Nuk munguan rrëfimet për pushkën dhe këngën që e karakterizonin Mujë Krasniqin, i cili është simbol i qëndresës, guximit dhe përkushtimit për lirinë e atdheut. Në prag të Festivalit “I këndojmë lirisë”, bacës Lilë ia dhurova një filigran në formë të çiftelisë së Komandant Kapuçit.
Lavdi Mujës dhe gjithë dëshmorëve të kombit!
Biseda:Hajde ylli i shtetit, mire se na erdhe
Mirë se ju gjeta!
Po qysh je?
Mirë mirë
Vitin e ardhshëm e ka 60 vjetorin, pra sivjet i kish pas 59 vjet. Për komandant Kapuçin, na jena përjetë mirënjohës, me nderime ma të larta për kontributin e tij ne luftë, për shpalljen e ushtrisë çlirimtare në Llashuë, më 28 nëntor 1997. Unë jom kanë studentë në demostrata atëherë, po zmera na u patë bo mal, kur Muja patë dal aty, e nis festivali tre ditor “I këndojmë lirisë”, po unë deshta baca Lilë me ta sjell ty….
Faleminiderti që po majnë festivale, edhe po kanë për kon!…
Qashtu është… Edhe ai e ka pas, edhe pushkën edhe kangën…..
