Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, do të jetë sot në fokus të një komisioni të posaçëm hetimor parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Komisioni, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha partive politike, do të mbajë mbledhjen e parë sot në orën 11:30, me qëllim të shqyrtimit të rrethanave që i paraprinë vrasjes dhe identifikimit të veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse.
Pjesë e këtij komisioni është edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila ka thënë se përmes këtij procesi synohet të kuptohet nëse ka pasur pengesa apo dështime institucionale në trajtimin e rastit.
“Do të duhet të konfirmojmë të gjitha rrethanat që i kanë paraprirë vrasjes së Arlindës. Numri i vrasjeve të grave tona është shumë i madh dhe kjo tregon se ne, si shoqëri në tërësi, kemi probleme me të cilat duhet të përballemi”, ka deklaruar Rexhepi.
Ajo ka bërë të ditur se komisioni do të angazhohet për të analizuar mënyrën se si kanë vepruar institucionet gjatë trajtimit të rastit.
“Do të japim maksimumin tonë që të shohim se si po shkon hetimi lidhur me rastin e Arlindës dhe të kuptojmë nëse institucionet, ndoshta diku, janë bllokuar në këtë proces”,
