Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani”.
Sipas njoftimit në Facebook, mbyllja bëhet për shkak të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik, transmeton Klankosova.tv.
“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, shkroi Komuna.
