Lajme

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Kongresmeni amerikan Joe Wilson, ka reaguar pas raportimeve se Qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë kundër qytetarëve me qëllim pengimin e procesit të votimit.

Ai ka thënë se ndihet i shqetësuar me këtë, duke u thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.

Wilson në një postim  në X i ka bërë thirrje Serbisë  të heq dorë nga skena të tilla.

“Ndërsa populli serb po u drejtohet kutive të votimit në numër historik, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se qeveria mund të jetë duke u përgatitur të përdorë dhunë ndaj qytetarëve, me qëllim pengimin e procesit të votimit. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë që të ruajë paqen”, ka shkruar ai.

Media në Serbi kanë raportuar se po përgatitet ndalimi i protestave eventuale të studentëve, duk publikuar pamje të lëvizjes së automjete të xhandarmerisë.

Ndërsa, në X janë publikuar pamje të lëvizjeve të automjeteve dhe pjesëtarë të xhandarmerisë duke shkuar në drejtim të objektit të televizionit të Serbisë.

Të Ngjashme