Lajme

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Në Serbi deri në orën 17:00 kanë votuar 60.9% e qytetarëve më të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare , që në krahasim me zgjedhjet e fundit të mbajtura në vitin 2023 është në përqindje shumë më e lartë, ku kishin votuar 47.1%.

Në këto zgjedhje janë raportuar edhe parregullsi, për përleshje në disa vendvotime.

Ndërsa, siç kanë raportuar mediat në Serbi, Vuçiq po përgatit xhandarmërinë për të ndaluar protestën e eventuale të studentëve sonte.

Ndërsa, analistja amerikane Ivana Strander ka thënë se Vuçiq po përdor taktikat e frikësimit njësoj sikurse Millosheviqi në vitet e 90-ta.

Por, sipas saj sonte serbët janë të gatshëm të kundërshtojnë.

Të Ngjashme