Lajme

​Kurti bën sërish thirrje për ta votuar Koalicionin Shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në votime dhe të mbështesin Koalicionin Shqiptar me numër 17.

Kurti ka theksuar se secila votë është e rëndësishme për përfaqësimin politik dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Për bashkimin në Koalicionin Shqiptar kërkohet sot pjesëmarrja juaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit. Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Mbështeteni Koalicionin Shqiptar, numrin 17.

Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje”, ka deklaruar Kurti.

Të Ngjashme