Aktuale

Kontrollet teknike të makinave do të forcohen, bashkë me inspektimet në rrugë – çfarë parashikon strategjia e re dhe kur nisin masat

Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore parashikon forcimin e kontrolleve teknike periodike dhe rritjen e inspektimeve në rrugë, me synim verifikimin e gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në vend.

Qeveria planifikon të forcojë kontrollin teknik periodik të automjeteve dhe inspektimet në rrugë, pasi Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore evidenton se një numër i konsiderueshëm mjetesh nuk i nënshtrohen kontrolleve vjetore.

Masat janë pjesë e planit të veprimit të strategjisë dhe synojnë rritjen e verifikimit të gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në rrjetin rrugor.

NEWS  “Produksioni e solli videon për të zgjuar Brikenën!” Përplasjet në shtëpi sjellin “zënka” në studio, Ledioni reagon pas deklaratës të Monikës: Duhet të jesh shumë e kujdesshme me fjalët e kam seriozishtSipas dokumentit, parashikohet përmirësimi i sistemit të kontrollit teknik periodik dhe forcimi i kontrolleve në rrugë nga Policia Rrugore dhe Task-Forca. Për periudhën 2028–2029, janë planifikuar inspektime të përbashkëta, si dhe monitorimi i përqindjes së automjeteve që rezultojnë me mangësi teknike.

Strategjia parashikon gjithashtu përafrimin e procedurave shqiptare me kërkesat e Bashkimit Evropian për kontrollet teknike periodike dhe inspektimet rrugore.

NEWS  Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur i shumë filmave shqiptarSipas dokumentit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të monitorojë përqindjen e automjeteve që marrin rezultat negativ gjatë kontrollit teknik.

Masat do të shtrihen edhe te automjetet e specializuara, përfshirë ato që përdoren për transportin e mallrave të rrezikshme.

Katër pika për kontrollin e mjeteve të rënda

Një masë e veçantë lidhet me transportin e rëndë. Plani parashikon krijimin e katër vendeve të sigurta për kontrollin e mjeteve të rënda, ku do të verifikohen pesha dhe shpejtësia e tyre.

NEWS  E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një burr në shkallët e një pallati , nis hetimiAutoriteti Rrugor Shqiptar do të jetë përgjegjës për përcaktimin dhe rregullimin e këtyre pikave, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën.

Sipas strategjisë, kontrolli i peshës së mjeteve të rënda synon mbrojtjen e investimeve publike, përmirësimin e sigurisë rrugore, nxitjen e transportit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.

Të Ngjashme