Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e ndodhur në bordin e një fluturimi të kompanisë flydubai, i cili ishte nisur drejt Tel Avivit.
Konjufca, përmes një reagimi, e cilësoi sulmin si të tmerrshëm, ndërsa vlerësoi guximin e kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve, të cilët, sipas tij, parandaluan atë që mund të kishte qenë një tragjedi e rëndë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm në bordin e fluturimit të flydubai, i cili ishte nisur drejt Tel Avivit.
Guximi i kapitenit, ekuipazhit dhe pasagjerëve parandaloi atë që mund të kishte qenë një tragjedi shkatërruese.
Dhuna ndaj civilëve dhe aviacionit civil duhet të dënohet gjithmonë pa mëdyshje”, ka shkruar ai në X.
I strongly condemn the horrific attack aboard the flydubai flight bound for Tel Aviv. The courage of the captain, crew and passengers prevented what could have been a devastating tragedy. Violence against civilians and civil aviation must always meet unequivocal condemnation.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) October 1, 2026
