Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi, ku liderët botërorë diskutojnë për përballimin e ndryshimeve klimatike.
Përmes një postimi, Osmani ka kujtuar se para tri vitesh, gjatë mandatit të saj si presidente, Kosova kishte siguruar për herë të parë ftesë në nivel të kreut të shtetit për pjesëmarrje në këtë forum, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo ka theksuar se edhe këtë vit Kosova është e pranishme falë mbështetjes së një aleati, pa specifikuar emrin e tij.
Osmani ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në panelin “She Leads: Women Rewriting the Climate Economy”, ku do të trajtojë rolin e grave në hartimin e politikave dhe ndërtimin e shoqërive më të drejta, të barabarta dhe më të qëndrueshme.
Postimi i plotë:
Para tri vitesh, për herë të parë siguruam ftesë në nivel të Kreut të Shtetit për pjesëmarrjen e Kosovës në COP, në Emirate.
Sivjet, në COP31 në Turqi, falë mbështetjes së aleatit tonë të palëkundur, Kosova është sërish e pranishme në këtë forum të rëndësishëm të OKB-së, ku liderët botërorë diskutojnë dhe marrin vendime për përballimin e ndryshimeve klimatike.
Mirënjohëse për mundësinë që në panelin “She Leads: Women Rewriting the Climate Economy” të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të grave në ndërtimin e politikave dhe shoqërive më të drejta, më të barabarta, më të gjelbra e më të shëndetshme.
