Lajme

“Kqyrmani Vjosën…” – Matoshi ironizon me Osmanin pas fotos me Limajn

Ish-deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi ka reaguar lidhur me një fotografi të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ku ata shihen duke u përqafuar gjatë një takimi publik.

Matoshi e ka komentuar foton e Osmani me ironi në Facebook, duke thënë “përqaf Fatmirin si t’mirë, e shaj Albin Kurtin si t’rrezikshëm!”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kqyrmani Vjosën,

Përqaf Fatmirin si t’mirë, e shaj Albin Kurtin si t’rrezikshëm!

Nejse, thanë që janë kojshi n’Marigonë, aty ku qahen hallet e popullit.

Ncncnc

Të Ngjashme