Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhjen e radhës.
Ku në rend dite janë paraparë disa pika që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara për 7 qershor 2026.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen dhe miratohen rekomandime të rëndësishme për procesin zgjedhor, përfshirë akreditimin e organizatave vëzhguese, emërimin e këshillave të vendvotimeve dhe ekipeve të numërimit, si dhe planin operacional për ditën e zgjedhjeve, njofton zyra për informim e KQZ-së.
Po ashtu, pritet të trajtohen edhe çështje që lidhen me organizimin teknik dhe administrativ të procesit zgjedhor, me qëllim sigurimin e një procesi të rregullt dhe transparent.
