Deri në orën 11:00 të 7 qershorit, dalja e votuesve në zgjedhje ka qenë relativisht e ulët.
Nga gjithsej 1,959,962 votues të regjistruar, kanë votuar 146,658 qytetarë, duke shënuar një pjesëmarrje prej 7.48%
Nga 2,498 vendvotime të hapura, janë përpunuar të dhënat nga 2,222, që përbën 88,95% të totalit të vendvotimeve.
Paralelisht, në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pjesëmarrja ishte 8,64%, duke treguar një rënie të lehtë në daljen e qytetarëve.
