Lajme

KQZ sqaron rregullat për votimin me asistencë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se votimi me asistencë lejohet vetëm për votuesit që, për shkak të aftësisë së kufizuar, nuk mund ta plotësojnë vetë fletëvotimin apo ta hedhin atë në kuti, si dhe për votuesit e verbër që nuk dinë ta përdorin alfabetin Braille.

KQZ bën të ditur se ky proces realizohet me ndihmën e një personi të zgjedhur nga vetë votuesi, duke respektuar kriteret e përcaktuara ligjore për asistuesin.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të informohen paraprakisht për procedurat dhe mundësitë e mbështetjes në vendvotime.

Në këtë mënyrë procesi i votimit të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë të rregullt.

Sqarimi i plotë:

Të Ngjashme