Lajme

​Kryenegociatori Bajrami për vrasjen e Fehmi Aganit: Ende askush s’është mbajtur përgjegjës

Kryenegociatori i Kosovës me Serbinë dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, në përvjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, vlerësoi ai ishte arkitekti kryesor i rezistencës paqësore dhe se vrasja e tij nuk ishte e rastësishme, por një shënjestrim i qëllimshëm i një figure kyçe që kërkonte liri e pavarësi.

“Deri më sot, asnjë person i vetëm nuk është mbajtur përgjegjës për vrasjen e tij.Nuk do ta harrojmë. Drejtësia e vonuar nuk duhet të bëhet kurrë drejtësi e mohuar”, shkroi ambasadori Bajrami.

Sot u mbushën 27 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Aganit.

Agani u vra më 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe.

Të Ngjashme