Lajme

Kryeprokurori i Shtetit priti në takim delegacionin nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim përfaqësues nga delegacioni i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryesuar nga z. Joseph W. Burke dhe z. Norman Richard Smith.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte forcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme, veçanërisht në luftimin e pastrimit të parave, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme, hetimin dhe zbulimin e veprave penale të natyrës financiare dhe të të gjitha formave të sofistikuara të kriminalitetit ekonomik, si dhe ofrimi i ekspertizës dhe njohurive profesionale për prokurorët e shtetit në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale për luftimin e kriminalitetit financiar dhe ekonomik.

Përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithashtu shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur mekanizmat e krijuar nga Kryeprokurori i Shtetit, veçanërisht të mekanizmit Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së me qëllim të ngritjes së efikasitetit në forcimin e sundimit të ligjit dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale për prokurorët e shtetit.

Të Ngjashme