Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, është takuar me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, në Teheran, për të diskutuar luftën me Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet për t’i dhënë fund asaj.
Lavrov mbërriti në kryeqytetin iranian të hënën pasdite në vizitën e tij të parë në Iran që nga shkurti i vitit 2025.
Araghchi tha se bisedimet me Lavrovin ishin përqendruar në zhvillimet rajonale, përfshirë luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.
Ai gjithashtu e kritikoi “zgjerimin e rrezikshëm” të Izraelit në rajon, të cilin e fajësoi për armiqësitë aktuale, shkruan Al Jazeera.
Ndërkohë, Lavrov tha se Rusia është e përkushtuar ndaj një marrëveshjeje partneriteti strategjik 20-vjeçare me Iranin, e cila hyri zyrtarisht në fuqi më 2 tetor.
Ai tha se specialistët rusë do të ktheheshin gradualisht në centralin bërthamor të Bushehrit pasi që u larguan gjatë luftës.
Ministri i jashtëm rus e lidhi gjithashtu rivendosjen e lundrimit me mbrojtjen e Iranit kundër sulmeve të rinovuara.
Ai është planifikuar të zhvillojë bisedime me Presidentin Masoud Pezeshkian më vonë të hënën.
Moska tha se udhëtimi ishte pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar tensionet prej muajsh, që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit më 28 shkurt.
