Aktuale

Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai përsëri në SPAK!

Erion Isai është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja pse kryetari i bashkisë Kolonjë është paraqitur në SPAK.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2025, SPAK i komunikoi akuzën si i dyshuar për shkeljen e barazisë në tendera.

Kryetari Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u paraqit sot (12 qershor) përsëri në SPAK.

Ai ka disa çështje të hapura që lidhen me detyrën e tij si kryebashkiak, ndërsa një nga dosjet janë ato të tenderimeve me ujësjellës-kanalizime në Kolonjë, për të cilat është marrë i pandehur.

Gjithashtu ndaj zyrtarit vendor ka pasur ankesa dhe denoncime nga banorë të disa fshatrave, që pretendojnë se ka përvetësim tokash që janë dhënë ndaj biznesmenëve të caktuar për të ndërtuar parqe fotovoltaike në kundërshtim me ligjin.

Dosja për të cilën SPAK e ka marrë të pandehur dhe përgjimet

Socialisti akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

SPAK ka hetuar konkretisht tenderin e rrugës Korçë-Ersekë, si dhe atë të ujësjellësit të fshatrave. Më poshtë po zbardhim disa biseda që kanë të bëjnë kryesisht për tenderin e ujësjellësit, të zhvilluara në rrjetin Whatsapp.

Më 26 shtator Panorama Online publikoi dosjen në hetim ndaj tij, ku kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, dyshohet se ka qenë i interesuar dhe nxituar drejtpërdrejt për dy nga tenderët që Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë.

Bisedat e shpeshta me administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, Entela Çano, të zbardhura nga hetuesit, tregojnë këmbënguljen e zyrtarit të lartë vendor për të ndikuar dhe përfituar, nëpërmjet manipulimit të shifrave, dokumentacioneve dhe rregullimit të fondeve me qëllim të dyshuar përfitimin financiar.

Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes Erion Isait dhe Entela Çano:

Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin:

Të Ngjashme