Autoritetet italiane kanë arrestuar një dy shqiptarë në provincën e Bolzanos, pasi akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një 43-vjeçari shqiptar u gjetën 7.3 kg marijuanë të paketuar dhe të mbyllur me nxehtësi. Ndërsa gjatë kontrollit në magazinën e tij, policia italiane gjeti dhe 28 kilogramë marijuanë, gjysma e të cilave janë ende në tharëse, gati për t’u paketuar.
Në bodrumin e banesës u gjetën dy dhoma të shndërruara në sera industriale me 1,920 bimë kërpi në lulëzim të plotë, mundësuar nga sistemet profesionale të ujitjes, ventilimit dhe ndriçimit artificial. Mediat italiane shkruajnë se në këto ambienti u gjet edhe një 40-vjeçar shqiptar i cili kujdesej për bimët. Kjo duke mbikëqyrur fazat e rritjes, prodhimit dhe përpunimit.
Materiali i sekuestruar përshkruan një aktivitet prodhues në shkallë të gjerë, në më shumë se 35 kg të marijuanës gati për konsum, 1,920 bimë, 9 vaska plastike për ujitje dhe dhjetëra llamba ngrohjeje dhe makineri vakumi dhe material paketimi.
Dy të arrestuarit u shoqëruan nga operatorët e policisë gjyqësore në burgun e Bergamos. Ata akuzohen për posedimi dhe prodhimi në konkurrencë i sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
