Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Kur do të bëhem nënë?”, Meri Gjini i jep “bekimin” 35-vjeçares nga Tirana

Mëngjesi në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ka nisur me astrologen Meri Gjini. Siç dihet tashmë, të enjten Meri u përgjigjet sipas yjeve, ndjekësve që duan të dinë për çështje të caktuara në jetën e tyre.

Sot një 35-vjeçare nga Tirana, me datëlindje 28/11/1988 ka dashur të dij nga Meri Gjini se kur do të bëhet nënë.

“Planetin e fatit e ka te binjakët, kështu që lëvizjet serioze me këtë pjesë duhet të nisin në muajin prill këtë vit, më pas është çështje kohe. Momenti më i mirë është prill-maj. Është një fazë që po merret me mjekët, por duhet të ketë një paqëndrueshmëri hormonale. Por është një qëllim i bukur që futet në rrugën e tij. Maksimumi deri në 2026 do e ketë arritur qëllimin e saj”, i përgjigjet Meri Gjini./vizionplus.tv