Meteorologia e njohur, Lajda Porja, ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e emisionin “Wake Up”, ku ka bërë parashikimin e motit për muajin gusht.
Sipas saj, java e parë e gushtit pritet të shënojë temperaturat më të larta të gjithë verës. Ajo shtoi se do të ketë pas datës 13 gusht një normalizim të temperaturave si dhe reshje shiu, rrëbeshe dhe breshër.
Porja vijoi duke thënë se kjo do të zgjasë pak ditë dhe më pas do të rikthehet sërish vala e të nxehtit.
“Zakonisht vlerat më ekstreme janë shënuar në Qarkun e Elbasanitdhe Beratit dhe Gjirokastra, ndërkohë gjatë kësaj vere, që nga qershori ka shënuar 42 gradë deri tani, Shkodra, zona e Koplikut, Elbasani dhe Berati. E më pas në vijën e dytë vjen Tirana, Fieri, Gjirokastra që lëvizin vetëm me një gradë, në shumë raste edhe vetëm me një gjysmë grade. Po flasim për vlerat maksimale në rang territori. Pritet që Shkodra dhe Elbasani.
NEWS Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 33 vjeçari bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin MatMegjithatë, gjatë këtyre ditëve dhe më përpara dhe ditët që na presin janë Shkodër, Berat dhe Elbasan. Ndryshimi ndërmjet tyre është shumë i vogël, që mund të jetë 02.2-0.3. Që do të thotë, nëse në Koplik do të shënojë 42, mund të jetë në 41.8 ose 41.9 Berati ose Elbasani t’i afrohet.
NEWS PLANI PËR AT*NTATIN TRONDITËS / Gjykata jep dënimin e prerë për Erio Zejnon, si u zbulua marrëveshja për eliminimin e dy rivalëve në Vlorë!Sot presim të jetë dita më e nxehtë e gjithë javës edhe e muajit korrik. Presim një maksimum 42 gradë, mund t’a tejkalojë. Tejkalimi mund të jetë me 0.3 ose maksimumi me gjysmë grade. Ndihet pak freksët pasi fatmirësisht gjatë kësaj vale që po goditemi, mëngjeset ende nuk kanë kapur atë pikun, temperaturat e larta dhe mbeten relativisht të freskëta. Në zonat malore kanë temperatura 14-15 gradë, është pak më freskët. Por në momentin që afrohet 10, nga ora 10 deri në 16:00 – 17:00 ndihet një vapë përvëluese. Vlerat maksimale shumë të larta. Edhe dje ka qenë afërsisht 41 gradë, por sot ndryshimi është se zgjerohet harta me vlerat 40-41-42 gradë. Pra depërton më në thellësi vala afrikane, do mbetet prezente të paktën deri më datë 13 gusht ose le të themi pjesa e parë e gushtit shumë përvëlues.
NEWS Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
