Studentët serbë kanë filluar një projekt i ashtu qujatur “Memorandum për Kosovën dhe Metohinë” të dielën, me anë të të cilit nuk pranojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë luftën për Kosovën, raporton KosovaPress.
E gjithë kjo u zhvillua në Kragujevc, duke pretenduar që Kosova është ende pjesë e tyre dhe pjesë e identitetit të tyre kombëtar.
Lidhur me këtë cështje, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se është normale që studentët të bëjnë deklarata në harmoni me Kushtetutën e Serbisë, e që njëkohësisht sipas tij, kjo ka qenë e pritshme.
Rashiq: E pritshme që studentët do të bëjnë deklaratë që është në harmoni me Kushtetutën e Serbisë
“Normale që studentët do të bëjnë deklaratë që është në harmoni me Kushtetutën e Serbisë dhe nuk mund të prisni nga studentët të thonë diqka tjetër, janë student…..Për shembull, unë kam qenë ministër gjithashtu në kohën e Boris Tadiçit. Dhe në atë kohë, nëse të kujtohet, proceset e negociatave, marrëveshjeve teknike për herë të parë kanë ndodhur. Në atë kohë. Por ka qenë mbi të gjitha një politikë pacifiste, që është për ne tepër me rëndësi. Më mirë, kemi një shprehje e vjetër, më mirë një mijë ditë që të negociojmë sesa një ditë ta luftojmë. Dhe këtë metodologji nuk ka ky diktatori që është në Beograd dhe për neve krejt na qet në rrezik”, tha Rashiq.
Sipas Rashiq, çdo formë e mosmarrëveshjes duhet tw rregullohet me anë të bisedimeve dhe negociatave.
Rashiq: Nga studentët nuk kam pritur asgjë tjetër që mund të deklarojnë
“Se çdo formë të mosmarrëveshjes duhet ta rregullohet, pajtohet me anë të bisedave, të negociatave, krejt kjo është normale dhe sikur që Bashkimi Evropian nuk ka befasi, nuk guxon të ketë befasi. Keni një rrugë të Bashkimit Evropian, a shkoni së bashku ose ndamos. Kjo nuk është me rëndësi, por me rëndësi është që caku është i tillë të gjithëve. Prandaj, kjo që thatë, kanë deklaruar studentët, nuk kam pritur asgjë tjetër që mund të deklarojnë. Së pari, nuk është puna e tyre, ata e kanë vetëm një, të them, aty caku ose armiku i përbashkët”, tha tutje ministri.
Ndërsa profesori universitar Arben Fetoshi u shpreh se ky është një kurth i regjimit të Millosheviqit që krijon hapësirë më të madhe për të prezantuar atë si pragmatikë.
Fetoshi: Ajo që kemi parë dje në Kragujevc është një kurth i regjimit të Millosheviqit
“Për fat të keq është rikthim i memorandumit të akademisë së shkencave i vitit ’86 që përbën bazën e programit gjenocidal të Millosheviqit dhe bazën e vazhdimit të projektit të përshtatur strategjik të Vuciqit. Ajo që kemi parë dje në Kragujevc është një kurth i regjimit të Millosheviqit që krijon hapësirë më të madhe për të prezantuar atë si pragmatikë dhe të moderuar në kuadër të vlimeve aktuale politike brenda Serbisë, një lëvizje evropiane studentore që paraqitet edhe më agresive e brutale se sa vetë Vuciq. Dhe që nënkupton mesazhin që Vuciq është një partner i domosdoshëm i Perëndimit më tutje”, tha Fetoshi.
Drejtor i Institutit “Oktopus”, Arben Fetoshi theksoi se Kregujevci është qendra e formësimit të projektit të spastrimit etnik ndaj popullit shqiptar.
Fetoshi: Kregujevci është simbolikisht qendra e formësimit të projektit të spastrimit etnik ndaj popullit shqiptar
“Përveq kësaj, Kregujevci është simbolikisht qendra e formësimit të projektit të spastrimit etnik dhe projektit të politikës ekspasioniste të Serbisë kundrejt territoreve shqiptare…Lëvizja studentore konfirmon edhe njëherë që për Kosovën në Serbi nuk ka rëndësi Vuciqi apo opozita sepse qasja shoviniste ndaj Kosovës në Serbi është një konsensus nacional që vazhdon të paraqes kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë në rajon”, shtoi ai.
Në fund, profesori Fetoshi vlerësoi se e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e një propagande të vazhdueshme kundër Kosovës.
