Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pozita e grave në Kosovë është avancuar në qeverisjen e tij.
Ai në konferencën ndërkombëtare partneritet për ndryshim “Gratë që transformojnë sistemet”, tha se 63 për qind e të punësimeve të fundit në administratën publike janë gra. Ndërkaq, tha se 50 për qind e bordeve në ndërmarrjet publike janë gra.
“Barazia nuk është vetëm premtim, është punë, vendimmarrje dhe buxhet”, tha ai.
I pari i ekzekutivit tha po ashtu se, “fuqizimi i grave për neve nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore por për zhvillim të vendit”.
“Si ekzekutiv kemi mbështetur gratë”, tha ai.
