![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/kurti-ambasadori-jashari-sipas-te-gjitha-gjasave-do-ti-vizitoje-policet-e-kidnapuar_648ee12b9489e.png?resize=850%2C528&ssl=1)
ryeministri Albin Kurti tha se po bëjnë gjithçka që policët patrollues kufitarë të Kosovës të lirohen sa më shpejt nga Serbia.
Shefi i Qeverisë së Kosovës,Albin Kurti iu bëri thirrje sërish ndërkombëtarëve që “ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor”.
“Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha ai.
Kurti tha se “sipas të gjitha gjasave”, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi.