Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti deklarohet për kërcënimet: Nuk jam ndjerë i rrezikuar në Shkup, ka pasur forca të shumta policore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup, përkundër se ka mësuar se ka shumë kërcënime për të.

Para mediave, Kurti tha se gjatë qëndrimit në Shkup, ka pasur forca të shumta policore, transmeton Telegrafi.

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreha ai.