Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot për çështjen e Presidentit

lbin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen sërish sot.
Siç raporton Nacionale, takimi pritet të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jetë çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Takimi vjen në kuadër të kontakteve të shtuara mes Kurtit dhe Abdixhikut gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me pozitën e kreut të shtetit.

Deri më tani, partitë nuk kanë bërë të ditur emra konkretë që mund të propozohen për këtë post. Megjithatë, diskutimet e fundit mes dy liderëve mund të hapin rrugën për konkretizimin e një kandidature

Të Ngjashme