Lajme

Kurti dhe Hamza pritet të takohen sot, në fokus ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

Një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve të medias, takimi mes dy liderëve politikë pritet të mbahet gjatë pasdites së kësaj të premteje.

Temë kryesore e diskutimit pritet të jetë projektligji që parasheh ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me orën dhe vendin e takimit.

Të Ngjashme