![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/kurti-flet-per-thellim-te-raporteve-kosove-turqi-e-falenderon-ambasadorin-per-500-ushtaret_648b7ff843b30.png?resize=850%2C572&ssl=1)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Në këtë takim është bërë e ditur se është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
Po ashtu u diskutua dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok.
“Kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve Turk në KFOR, duke cilësuar se kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë”, thuhet në komunikatë.