Lajme

Kurti ‘godet’ opozitën: Listat për favore personale dhe pazare politike kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka akuzuar paritë opozitare për bllokim të punëve të Qeverisë dhe se dërguan vendin në zgjedhje duke mos njohur, siç ka thënë ai, vullnetin e qytetarëve të shprehur më 28 dhjetor.

Ai në tubimin e kësaj partie në Gjakovë ku është bërë prezantimi i kandidatëve për deputetë, ka thënë listat e partive tjera janë për favore personale e pazare.

Por, siç ka thënë Kurti lista të tilla kanë dështuar e do të dështojnë.

“Është absurde të kërkosh votën e qytetarëve duke bllokuar punën e Qeverisë. Këta duan ta përshtatin popullin sipas tekeve të tyre, kjo është e pa mundur. Populli ka folur qartë e do të flas sërish edhe më qartë. Në politikën tonë ka pasur jo rrallë lista me kandidatë që ngjanin me transaksione interesash. Lista të ndërtuara me balanca klanesh për favore personale, për pazare të vogla të pushtetit. Listat e tilla kanë dështuar e do të dështojnë përsëri”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij.

Krahas kësaj, ai ka thurur lave për listën e LVV-së dhe partnerëve të koalicionit.

“Krejt ndryshe është lista e koalicionit LVV, guxo, Alternativa, PSHDK. Lista jonë është një hartë e Kosovës që punon, e shoqërisë që sakrifikon e popullit që nuk e sheh shtetin si plackë e momenti por si përgjegjësi historike”, ka thënë Kurti.

Të Ngjashme