Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Jemi duke bërë çdo gjë që policët të lirohen sa më shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se sot se janë duke bërë çdo gjë që policët e rrëmbyer të mërkurën nga forcat serbe, të lirohen sa më shpejtë.

Kurti para mediave ftoi sërish ndërkombëtarët që të dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor.

“Jemi duke bërë çdo gjë që ata të lirohen sa më shpejtë, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër ftojmë faktorin ndërkombëtar që ta dënojnë agresionin e Serbisë me 14 qershor, ku njësitë e tyre ushtarake e policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policiët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht tek një rrugë e mbyllur ilegale e kontabandës. Sipas të gjitha gjasave, në bazë lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha Kurti.

Tre policët kosovarë u arrestuan në territorin e Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.

Arrestimi i policëve ka nxitur reagime të shumta në vend.