Lajme

Kurti, LDK-së: Le t’i pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, me 15 deputetë katër ministri, ta shohim se çka…

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur në debatin e emisionit “Politiko” edhe për raportet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke komentuar negociatat e kaluara politike mes dy partive.

Kurti tha se LDK-së i ishte ofruar një pjesë e konsiderueshme e pushtetit ekzekutiv, por sipas tij, partia nuk e pranoi marrëveshjen.

“Po ta kishte LDK për vete, e kishte marrë pozitën e zëvendëskryeministrit dhe katër ministrive.

Lirisht LDK le t’i pyesë ata të Partisë Popullore Evropiane. Ata më njohin mua. Neve me 15 deputetë na i ka ofruar katër ministri dhe zëvendëskryeministrin. Ata marrin, le të shkojnë t’i pyesin e t’i shohim çka po thonë ata. Tash jemi në zgjedhje, jemi te populli dhe topi tash është te populli. Kur populli t’ua gjuajë topin, e shohim më 7 qershor”, deklaroi Kurti.

Të Ngjashme